• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sheshelj, vret sërish, po këtë herë serbët

by A R
31/03/2016 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Vendimi i orëve të fundit të Gjykatës për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi për lirimin e Vojisllav Shesheljit ka tronditur të gjithë publikun në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe më tepër. Njeriu që frymëzoi paramilitarët, e që mbante mbi kurriz plot nëntë akuza, gjashtë prej të cilave krime kundër njerëzimit dhe të tjerat krime lufte, ka marrë pafajësinë, kurse verdikti i lexuar prej Kryetarit të Jurisë Jean-Claude Antonetti në Hagë ka habitur juristët, teksa ka thënë se prokuroria dështoi para Trupit Gjykues, që të provonte se ai ishte fajtor! Ky është lajmi. Pasojat do jenë të dhimbshme, së pari për serbët. Problemi më i madh është se me lirimin e tij si personazh nga akuzat është justifikuar edhe megalomania e tij, që në muajt e fundit i ka bërë shumë keq dhe vetë Serbisë. Së paku, është amnistuar një pjesë e ndërgjegjes së keqe serbe të Luftës një kompleks nacional, që ata e vuajnë me të drejtë dhe të padrejtë.

Nga ana tjetër, shqetësues për publikun tonë ka qenë mosreagimi i menjëhershëm i zyrtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë (të mos harrrojmë se reagojnë dhe për gjëra periferike), që tregon nga ana tjetër se pala kosovare jo thjesht i toleron dhe pothuaj i ka harruar serbët, por pothuaj është krejt e largët me realitetin e Hagës. Një paradoks, që do ta vuajë shumë shpejt në kurriz, pasi Gjykata Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë, si për ironi të fatit është po në Hagë, do të marrë në bankën e të akuzuarve një grup të madh kosovarësh, që kanë qenë të lidhur me luftën.

E përsërisim se lirimi i Shesheljit i ka bërë të keqen më të madhe vetë Serbisë. Në deklaratat e fundit personale, Sheshelj është shprehur kundër Evropës dhe vendimeve të saj, ka treguar indiferencë për Hagën, por ka bërë dhe një deklaratë që i implikon direkt zyrtarët serbë sipas të cilës ata kanë qenë bashkëpunëtorë të tij në luftë. Të gjitha frymëzim për një grup jo të vogël patetikësh në Serbi.

Sheshelj, i specializuar në propagandën kundër ish-republikave të Federatës, e ka filluar antagonizmin e tij ballkanik, që më 1984 kur u burgos për dy vjet, ngaqë propagandonte dominimin e etnitetit serb në hapësirën ish-jugosllave! Në fund të viteve ’80, themeloi Partinë Radikale dhe u zgjodh anëtar i Parlamentit Federativ. Ishte kaq ultras saqë iu përvesh edhe Millosheviçit për dobësi në planin e Paqes në Bosnjë dhe u rehabilitua më 1998, kur arriti të bëhej deri zëvendëskryeministër i tij teksa filloi të përshkallëzohej situata e Kosovës. Një arsye më shumë për ta fajësuar, sepse ka qenë institucionalisht pjesë e makinës vrastare. Derisa më 2003 do të shkonte mbi këmbët e tij në Hagë dhe do të fillonte përballjet propagandistike. Duhet thënë se fryrja e tij është tashmë simbolika më e shëmtuar për nacionalizimin serb dhe vula më e keqe, që i ka vendosur vetë serbëve. Që veç të tjerave, tashmë me lirimin e tij, do të vuajnë dhe rehabilitimin moral të njerëzve të Sheshelj, atyre që kanë prishur breza të tërë bashkëkombasish të tyre duke luftuar me kombet e tjera për kauza të padrejta. Në një farë mënyre, është rehabilituar edhe ndërgjegjja serbe e luftës, ajo që pikërisht në vitet e fundit lufton me veten për t’u çliruar nga demonët.

Ndaj lirimi i tij më keq nga të gjithë është për serbët dhe sistemin evropian të drejtësisë që ka treguar se ka vërtet probleme. Të tilla si ato të Kosovës, që bënë që Gjykatën Speciale ta bëjnë në Hagë, atje ku Sheshelj gjykohet tash e mbrapa një qytetar i lirë. Vetëm se ndërsa për evropianët ai mund të jetë një konvencion i shkuar, për serbët do mbetet një makth i shtuar në shumësinë e maktheve që mbartin si komb fatkeq dhe që të tjerët ia kanë “shpesh me hile”.

Next Post

Historia e djaloshit që nuk besonte se i ati ishte yll futbolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

Sulmet me dronë iranianë godasin Dubain, paralizohen fluturimet në aeroport

March 17, 2026
7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

7 të arrestuar nga shpërthimi me tritol, si e zbuloi policia grupin

March 17, 2026

810 mijë nuk votojnë sot. Ndër ata që votojnë, PS merr pothuaj sa dyfishi votave të PD-ASHM

March 17, 2026
Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

Dy kompani kineze dhe një iraniane sanksionohen për sulme kibernetike kundër BE-së

March 17, 2026
Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë

March 17, 2026
Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

Izraeli njofton vrasjen e Ali Larijanit, por Irani lë të kuptohet se është gjallë

March 17, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

GJKKO kalon për gjykim shtatë të pandehur të dosjes “Revanshi”, mes tyre edhe Durim Bami

March 17, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

PD bojkotoi rezolutën e Kuvendit, Berisha e shpall nga selia Iranin shtet terrorist

March 17, 2026
Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

Tragjike në Tiranë! Autoboti i UKT përplas për vdekje gruan me motor elektrik

March 17, 2026
Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

Ndjekje si në filma, bie në pranga 46-vjeçari në Shëngjergj, u kap me armë e municion

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In