• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherrnaja dhe kulla mes Tiranës

by Artur Ajazi
22/09/2023 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ç’nuk tha Partia Demokratike, kur Edi Rama sapo kishte ardhur në pushtet dhe nisi me vrull dhe mbështetje popullore, luftën ndaj objeketeve pa leje që kishin mbytur bregun e detit, apo dhe hapësirat e tjera boshe, pa pyetur për kahe politike. “Po prish pronat e shqiptarëve, po shemb pallatet e popullit”, etj, etj, akuza tipike allaberishiste dëgjuam, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, kulla dhe blloqe kullash ngriheshin në Tiranë dhe qytete bregdetare në pronësi të ish-pushtetarëve demokratë. Ata financonin dhe financojnë akoma dhe sot në leje ndertimi, në kulla “banimi”, vila dhe resorte.

Sherrnaja që ka mbërthyer sot Partinë Demokratike (berishiste dhe bashiste) realisht e ka thelbin tek kullat, vilat, pasuritë, prishja e pazareve dhe klanore, lidhjet e tjera dhe lobingjet. Kjo forcë politike, është kthyer në seli betejash dhe sherrnajash vetëm për interesa personale, familjare dhe klanore. Përpiqen kush e kush, të forcojë pozitat e tij në bashkitë, ministritë dhe drejtoritë qendrore, për të mos u shkëputur nga sherrnaja e kullave. Debate politike dhe “ vajtimet” për “idealet demokratike dhe fatin e partisë”, mbeten hipokrizia më banale që kanë parë dhe dëgjuar ndonjëherë shqiptarët.

Pas çdo sherrnaje dhe debati mbi “fatin e vulës, flamurit, opozitës dhe selisë” qëndron një kullë, një vilë mijëra euroshe, qëndron një aferë e cila nuk do ti shkëpusë ata nga fitimet dhe shtimi i pasurisë. Rikthimi i Berishës, dhe rikthimi i Bashës lidhet pikërisht me sherrnajat për kulla, me përkujdesje  dhe rritje pronash dhe aspak për “fatin e partisë dhe ribërjen e opozitës”.

Ata sot po merren me numrat, ndarjen e emra të deputetëve në pro dhe kundër Berishës, Bardhit  apo Bashës, po merren me gjyqet e vulës, dhe aspak me merakun e ndryshimit të një situate qesharake që ka mbërthyer lidershipin e saj. Kulla më e re e cila pritet të ngrihet mes Tiranës, ka rindezur edhe njëherë debatet mes klaneve brënda asaj partie të shkatërruar. E ka Zeni, Jamarbëri apo dikush tjeter, kjo nuk ka rëndësi. Kryesorja është burimi i parave me të cilat do të ngrihet kulla. Si ajo kullë në fakt, janë ngritur dhe po ngrihen edhe në qytete të tjera të vendit pikërisht nga ata që “u qan zemra për fatin e partisë dhe popullit”.

Realisht, “kallai” u ka dalë tre grupimeve brënda asaj partie, derisa  pas çdo kulle apo akuza për pasuri të paligjshme përfshihen emra të spikatur berishistësh dhe bashistësh. Mjafton tu lexosh  deklaratën e pasurive atyre që kanë vendosur të “Rithemelojnë” apo “riorganizojnë” Partinë Demokratike, për të bindur vehten dhe të tjerët se, sherrjana e tyre nis dhe mbaron te kullat.

Next Post
Balla përshëndet operacionet e Policisë: Besim se do zbardhin ngjarje kriminale të reja e të vjetra

Tullumbacja me azot, Balla: Policia ka ndaluar disa persona që futën në Shqipëri këtë substancë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In