• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Sherri që (paradoksalisht) nuk e lëkundi koalicionin

by S M
30/01/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Në novelën e tij legjendare “Kronikë e një vrasjeje të paralajmëruar”, Garcia Markesi ngre paradigmën magjike të një vrasjeje fatale, për të cilën ishte në dijeni i gjithë fshati, përpos Santiago Nazarit, personit që do të vritej. Po të besosh postimin e të dielës në darkë të Ylli Manjanit, i cili shprehej se nuk ishte shkarkuar, dukej sikur edhe ai ndodhej në pozitën e heroit të novelës së Markezit, megjithëse kjo rezulton e vështirë për t’u besuar në një ambjent ku sekretet nuk egzistojnë.

Ylli Manjani ka qenë një zë i thartë dhe polemik me qeverinë aktuale, edhe kur nuk ishte pjesë e saj. Ai u parashutua aty nga Meta pikërisht për të krijuar situatën që krijoi në ikje. Ka qenë një obstruksionizëm i brendshëm, i ndërtuar me kujdes dhe gjaktftohtësi të plotë nga Ilir Meta, i cili kuptoi se me avancimin e reformës në drejtësi, në poltronin e Nasip Naços duhej një “dorë e fortë”, që t’u qëndronte përballë e jo anash, Edi Ramës, Fatmir Xhafajt e të tjerëve që merreshin me procesin e reformës. Duhej një njeri nga ata që nuk e kanë për zor të thonë një gjë sot, e ta mohojnë atë nesër, siç ndodhi edhe më ish-ministrin Manjani, i cili para dhjetë ditësh thoshte që kjo qeveri është më e mirë se ajo e Berishës. Kurse sot, e vendosi kabinetin ku ishte pjesë deri para pak orësh, në një listë me banorët e burgut 313!

Ikja e Manjanit ishte testi më i fortë publik mes Ramës dhe Metës, pas zgjedhjeve të vitit 2013. Megjithëse ishin përplasur edhe në të shkuarën indirekt mes tyre, dy krerët e koalicionit e kishin shmangur përplasjen për figurat që delegonin në qeveri. Ndryshimet që Meta ka bërë këto vite në listën e tij të ministrave, nuk kanë pasur kurrsesi ngarkesën e përplasjes së fundit.

Për këto arsye, në rrafshin politik, ikja e Ylli Manjanit përfaqëson një fitore jo të vogël të kryeministrit ndaj rivalit të tij Ilir Meta. I cili, me shpejtësinë e ndërrimit të ministrit të tij (vetë Manjani tha se e mori vesh lajmin nga mediat), dëshmoi se po nxitonte të mbyllte çdo hapësirë për keqintepretim të situatës në fjalë.

Megjithatë duket se Meta nuk e la pa “ngulur” një dhëmb në lëkurën e kryeministrit. Konferenca e shtypit dhe akuzat e skajshme të Manjanit ndaj Ramës, duket se janë çmimi që Meta i vuri indirekt aktit të shkarkimit të kryeministrit. E largove ministrin, dëgjoji këngën tani, dukej sikur thoshte tirada e gjatë e fjalëve të rënda që Ylli Manjani formuloi në adresë të Edi Ramës.

Në një rrafsh më afatgjatë, gara e sotme e forcës na thotë se paradoksalisht koalicioni PS-LSI vijon ende të mbetet formula më e mundshme në panoramën politike të 18 qershorit. Mënyra sesi u hap dhe u mbyll rrufeshëm kriza “Manjani”, është një simptomë e qartë e koshiencës që PS e LSI kanë rreth pashmangshmërisë së aleancës së tyre. Duket e pamundur, ironike, e pakuptimtë, ndoshta edhe qesharake dhe e shëmtuar, por kjo dyshe që sot anatemohet për drogën, korrupsionin, flirtet me kriminelët dhe plot mynxyra të tjera, të jetë sërish kolona mbajtëse e aleancës së ardhme të së majtës në zgjedhjet e përgjithshme. Dikur, në vitin 1976, gazetari i madh me bindje të djathta Indro Montanelli, teksa komunistët italianë kërcënonin marrjen e pushtetit, hodhi shprehjen e famshme “të mbyllim hundët e të votojmë Demokracinë Kristiane”. Pikërisht atë që mund të thonë me gjasë edhe të majtët shqiptarë në qershorin e ardhshëm.

 

Next Post
Kroacia kthen ushtrinë?!

Kroacia kthen ushtrinë?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In