Tentativa e një prostitute shqiptare për të ‘punuar e vetme’ ka arritur të zbulojë një ‘fole’ prostitucioni. Ngjarja në fjalë ndodhi në Prato. “Ansa” shkruan se protagoniste është bërë një 34-vjeçare shqiptare, e cila ndonëse donte të punonte e vetme, është sulmuar nga një grup prostitutash. Shqiptarja denoncoi dhunën në polici si dhe një 50-vjeçar banues në Prato. 50-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Sipas hetimeve, burri kishte rolin e tutorit. Ky i fundit ruante dhe nxirrte në rrugë për të prostituuar vajzat. Episodi i dhunës nisi mbrëmjen e 5 prillit gjatë vitit të kaluar, ku 34-vjeçarja shqiptare u dhunua barbarisht dhe u kërcënua pas tentativave të saj për të vijuar e vetme në këtë ‘biznes’. Tre nga prostitutat që dhunuan 34-vjeçaren janë me kombësi shqiptare, ndërkohë një 39-vjeçare është shpallur në kërkim.
ma.me