• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sherri për të bukurën

by
04/05/2015 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Fara kundër Dudajt.

Po bëhet gati një javë që në Tiranë ka shpërthyer një betejë bukuroshesh. Mjaftoi një gjysëm batute në Opinion-in e Fevziut javën e kaluar nga botuesja Arlinda Dudaj, që beteja e nisur nga ekrani, të kthehet në virus në rrjetet sociale. Sipas Dudajt, këngëtarja korçare Eli Fara nuk meriton të jetë ndër dhjetë femrat më të bukura shqiptare. Pro-të dhe Kundër-at e kësaj ideje tashmë janë bërë modë. Ngjan si një gjë e çuditshme për Shqipërinë ku sherret e ditës kanë qenë të llojit, jemi të dytët apo të tretët në rritje ekonomike pas Gjermanisë, është apo jo sponsor i krimit Edi Rama, ka porositur apo jo vrasjen e dy deputetëve Ilir Meta, ka apo jo banditë në parlament, të hapen apo jo dosjet e ish-sigurimit të shtetit dhe a mund të bëhet lustracion, a ka më shumë punë se dje apo jo. Të gjykosh sot nëse është ndër dhjetë më të bukurat apo jo këngëtarja Fara është një luks. Një luks i jashëtzakonshëm që ja vlen. Ndoshta shumëfish më shumë se gjithë bisedat dhe dilemat me banditë, që në rrugë sillen si zotërinj dhe në kuvend sillen si zotërit e rrugës. Ashtu siç vlen të komentohet më së pari lloji i muzikës së Farës apo preferencat e botueses Dudaj për librat që nxjerr në treg. Po të shihen të gjitha bashkë, në një vend që e ka ende emergjencë dhe urgjencë varfërinë dhe sigurimin e mjeteve më elementare të jetesës, do të duhej të vinte sa më shpejt një ditë që debate të tilla estetike të merrnin qytetari të plotë. Natyrisht, ky është një debat që të varfërit i dhemb, por ai mund të jetë një sinjal që tregon se edhe kjo e keqe, po shkon drejt rrugës së shërimit. Jo vetëm në rrjetet sociale aty ku, shpesh të fshehur mbas anonimitetit, edhe milioneri, edhe i varfëri janë njëlloj.

Next Post

Rama: Ulëm me 30% çmimin e ilaçeve, mbi 85 barna të reja të shtuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In