Autoritetet italiane kanë dënuar me 12 vjet burg, shqiptarin Ilir Leba, 49 vjeç, i cili një vit më parë vrau me thikë biznesmenin italian, Tommaso Dini.
Shqiptari, i cili edhe ai ishte një sipërmarrës kishte përfunduar në gjyq i akuzuar për vrasjen e agjentit të pasurive të paluajtshme Tommaso Dini në Piazza Piave, në Scandicci (Firence) më 27 mars 2022.
Sipas mediave, Leba po ashtu do të duhet të paguajë edhe një shumë provizore prej rreth 260 mijë euro për familjarët e sipërmarrësit italian.
Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.