Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Kurbin. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur në Fushë-Mamurras, kur Agustin dhe Manushe Shpani janë dhunuar barbarisht nga nipi i tyre, Elvis Shpani.
Mësohet se sherri ka nisur për një grumbull zhavorri. Ata janë qëlluar me mjete të forta dhe tashmë ndodhen në Spitalin e Traumës ku janë në gjendje të rëndë. Policia ka arritur të kapë autorin e sulmit.
a.ç