• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri për flokët, parukierja Merita tregon versionin e saj

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Merita Merja, pronarja e sallonit të bukurisë te Rruga e Durrësit në Tiranë, ku ndodhi incidenti i pak ditëve më parë me vajzën 18-vjeçare, mohon akuzat ndaj saj. Pas publikimit të videos që bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku dëshmohej ngjarja e ndodhur në parukerinë e saj, pronarja e këtij biznesi, Merita Merja, u akuzua për dhunë.

Por, përveç kësaj akuze që bazohej në pretendimin se pronarja rrahu një kliente nga Sauku, ndaj saj janë bërë edhe aludime për shfrytëzim prostitucioni. Ka qenë një vajzë 16 vjeçe, të cilën, sipas mesazheve të publikuara nga “Jeta Osh Qef”, 40-vjeçarja e ka shfrytëzuar si prostitutë, duke e shtyrë që të kryente marrëdhënie seksuale me klientët që i gjente ajo. Por vetë pronarja e parukerisë hedh poshtë akuzat për këto ngjarje dhe thotë se gjithçka është një sajesë. Merita Merja bën me dije se ka bërë kallëzim për shpifje dhe për kanosje në lidhje me jetën dhe biznesin e saj. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Merja ka dhënë versionin e saj të ngjarjeve.

PJESË NGA INTERVISTA

Sipas Policisë së Tiranës, para disa ditësh ka ndodhur një konflikt në sallonin tuaj, për të cilin nisi edhe një procedim penal. A mund të na tregoni kur ka ndodhur ky konflikt dhe për çfarë arsyeje?

Ka qenë data 26 korrik. Gjatë gjithë kohës unë kam qenë e disponueshme në sallon duke punuar. Në një moment vijnë dy vajza, si gjithë klientet e tjera, dhe i kam mirëpritur duke i pyetur se çfarë dëshironin të bënin. Njëra nga vajzat më tha se donte të lyente flokët. I kishte tri ngjyra, donte t’i bënte një ngjyrë. Edhe unë i thashë që do t’ia bëja patjetër. Vajza nuk ishte fare e vetëdijshme në fakt as se çfarë ngjyre donte t’i bënte flokët. Një herë thoshte i dua këtë ngjyrë, një herë një ngjyrë tjetër. Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar aty ka shprehur vetëm ankesa, ngritje zëri, fliste pa lidhje, bënte disa skena që nuk ishin fare normale për një femër, sidomos në sallonin tim. Në ato momente, salloni ishte plot me njerëz. Unë kisha nuse për të bërë, kisha plot klientë aty që prisnin shërbimin. I jam lutur duke i thënë: “Të lutem, mos ulërit se ka njerëz dhe mos bëj kështu”. “Nuk më intereson fare, se edhe unë kliente jam. Bëj çfarë të dua, unë kam të drejtën time”, më tha. Gjatë kësaj kohe unë hyra në zyrë, pasi do të bënte pagesën njëra nga nuset. Më vjen njëra nga vajzat e dyqanit dhe më thotë që të dilja, pasi ajo vajza po bënte skena jo të hijshme. Dal dhe i them: “Si e ke hallin moj vajzë? Çfarë ke? Pse sillesh kështu në sallonin tim? Këtu jam unë”.

Çfarë ndodhi më pas?

I thashë që, në rast se nuk i pëlqente puna ime, të ikte dhe të mos vinte më. Në ato momente, nuk më ktheu përgjigje fare. Deri në ato momente, ajo më kishte kërkuar tri ngjyra të ndryshme. Pra, në këtë formë, isha dëmtuar edhe vetë, duke bërë punë mbi punë dhe duke shpenzuar kohë. Por ajo po më dëmtonte edhe biznesin e imazhin, pasi në sallon ishin gati 30 veta. I ofrova edhe një kafe, por nuk pranoi. Kur mbaroi punë me flokët, doli te shkallët dhe po fliste në telefon e irrituar. Dola me stil edhe unë aty te shkallët. Kur e mbylli ajo telefonin, i thashë: “Të lutem, a të ka futur njeri për të bërë këto skena këtu? Të lutem ruaje gjakftohtësinë dhe mos merr zjarr kot se nuk ka ndodhur asgjë me ty”.

Panorama/d.i.

 

Next Post

Rilindje urbane në Myzeqe, Rama poston fotot e rrugëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In