Një shtetas shqiptar është përfshirë në një konflikt me një shtetas serb, ngjarje e cila ka përfunduar me vrasjen e shtetasit serb. Ngjarja ka ndodhur në Vjenë të Austrisë ku ka mbetur i plagosur edhe një tjetër shtetas serb.
Shtetasi serb i identifikuar si Perica Gavrilovic, është qëlluar me thikë në zemër nga një shqiptar, pas një sherri njofton media serbe “Vecernji List”.Ngjarja ka ndodhur të shtunen në afërsi të bar ‘Space bar lounge’ të cilin Gavrilovic e kishte në administrim bashkë me dy miq të tij. Pasi kanë dalë nga kafja për t’u drejtuar drejt banesës së tyre, serbi bashkë me kamerierin, një shtetas 28 vjeçar nga Bosnjë Hercegovina janë përballur në rrugë me dy shqiptare të shoqëruar nga dy vajza serbe.
Pas një zënke me fjalë, njëri prej shqiptarëve ka nxjerrë thikën duke ia ngulur në zemër serbit, ndërsa ka plagosur edhe kamerierin dhe është larguar me shpejtësi, njofton ‘Vecernji List’. Shqiptari është identifikuar dhe policia po punon për kapjen e tij dhe të bashkëpunëtorit./a.m.
FOTOT/ Kush është serbi që u vra nga shqiptari me thikë në zemër











