• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri pa kamera / Berisha-Braçes: O kolerë, ordiner…

by A R
08/04/2016 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti ka degjeneruar në sharje personale dhe tentativa për dhunë fizike gjatë seancës së djeshme. Shkak i konfliktit është bërë deklarata e ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka thënë dje se kishte informacione të shumta që kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, ishte trafikant prostitucioni dhe në bashkëpunim me deputetin Erjon Braçe kishin vjedhur 1 milion dollarë me tenderin e rikonstruksionit të rrugës Mërtish-Tre Urat.

Berisha tha se tenderi iu dha kompanisë që kishte ofertën më të lartë dhe, sipas tij, diferenca prej 1 milion dollarësh është ndarë si “kafe” mes Kokoneshit dhe deputetit socialist. Por kjo deklaratë ka acaruar tonet, duke bërë që çështja të kalojë në akuza personale.

Braçe e ka quajtur Berishën vrasës që po i shkatërron jetën një familjari me akuza të pavërtetuara. Deputeti i PS-së në foltoren e Kuvendit i ka përmendur ish-Kryeministrit fëmijët e tij, duke thënë se ata ndoshta krenohen që babai i tyre është trim dhe ka vrarë në mes të bulevardit.

Por këto deklarata kanë ngjallur reagime nga sallën e Kuvendit. Braçe është konfrontuar me deputetin Arben Ristani, për të cilin tha se po qeshte ndërkohë që ky po fliste për viktimat e 21 janarit. Por në përgjigjen nga vendi Ristani e ka quajtur Braçen “burrë kone”, ndërkohë që socialisti e quajti Ristanin “buçe”.

“Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime”, iu përgjigj Ristani. Ndërkohë që Braçe ka vijuar akuzat ndaj Berishës, ky i fundit tha: “Kërcen se ka marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin”.

Por Braçe tha se për këto akuza Berisha do të përballet me të në gjykatë. “Do të vish ta provosh në gjykatë… O Sali, mos bëj si qen. Sali, mos bëj si qen”, iu drejtua Braçe Berishës.

Ky i fundit e ka quajtur Braçen “këlysh të vogël që ka vjedhur shumë dollarë”. Pas akuzave, fillimisht Edi Paloka tentoi të godasë Braçen, ndërkohë që gjatë pushimit të dytë deputeti i PD-së, Roland Keta, i është vërsulur socialistit për ta goditur, por është ndaluar nga garda.

REPLIKAT DHE SHARJET NË KUVEND

Sali Berisha: Po marrim Divjakën, ku qeveris sipas informacioneve të shumta, të paverifikuara natyrisht, një trafikant prostitucioni, njëfarë Fredi, Fredi Kokoneshi.

Alfred Peza: Kush e thotë që është e vërtetë? Ky është kryetar bashkie.

Flamur Noka: Ashtu është ashtu.

Sali Beirsha: Zotëri, ligji i dekriminalizimit do të tregojë është apo nuk është. Po ja çfarë bën Fredi, sesi e fut në xhep milionin e dollarëve. Kemi një tender, i cili është tender i hapur për asfaltimin e rrugës Mërtish-Tre Urat, merr pjesë “Alba Construction”, më kanë thënë, por nuk e di sa e vërtetë është që është kompani e të vëllait të Bashkisë së Vlorës. Ndoshta nuk është e vërtetë. Dhe kjo “Alba Construction”, që më thonë se është një kompani serioze, ka ofruar për të fituar tenderin 212 milion lekë. Tenderi i jepet kompanisë tjetër “Salillari”, me 317 milionë lekë, me 1 milion dollarë më shumë vetëm për asfaltim. Mund të çohet deputeti i Vlorës dhe të thotë që kemi mbajt me hatër, po këta s’kanë hall tjetër, vetëm hall xhepi. Salillari i ka ofruar kryebashkiakut dhe deputetit 1 milion dollarë, po kjo është “kafe”…

Erjon Braçe: A je prind ti? A ke fëmijë ti atje në shtëpi? Unë nuk e di se si ndihen ata fëmijët e tu kur më dëgjojnë mua kur të përmend vrasjet në mes të bulevardit. Atyre mbase u vjen mirë, secilit prej tyre mund t’i vijë shumë mirë se kanë një baba trim që vret mu në mes të bulevardit, që vret prindër. Nuk vrau politikanë në 21 janar, por vrau baballarë të zakonshëm shqiptarë të këtij vendi. Po ta përsëris, ata mund të ndihen mirë, por vëre veten në vendin e fëmijëve të atij tjetrit që përmende ti dhe që thua i kam të dhënat të paverifikuara, por ai ka shitur femra. Po ke turp? Turp a ke? Po si ka mundësi që s’ke lënë shqiptar në këtë vend pa përmendur këtu dhe pa përlyer, duke thënë vazhdimisht që i kam të dhënat e paverifikuara. Po kush je ti mo që paske fituar të drejtën që me gjëra të pavërteta të vish këtu të fyesh, të poshtërosh, të vrasësh, e t’u marrësh jetën familjarisht njerëzve? Kush je ti more, kush je ti? Ke 21 vjet që bën këtë gjë, e ke bërë me këta të tutë njëherë. Se po shikoj njërin që po qesh (Arben Ristani).

Arben Ristani: Po qesh se je një burrë kone…

Erjon Braçe: Po, buçe, po, buçe. Po, buçe…

Arben Ristani: Boll ti, o kone e vogël, që je sa këpuca ime.

Ilir Meta: Ju lutem, zotërinj deputetë…

Jozefina Topalli: Nxjerre përjashta atë…

Erjon Braçe: Po, buçe. Po, buçe… o buçe…

Ilir Meta: Ju lutem, ruani qetësinë, mos provokoni tension.

Erjon Braçe: Po të them edhe një herë tjetër, e ke filluar me këta të tutë. Nuk ke lënë njëri pa përfolur nga këta të tutë këtu. Nga rreshti parë deri tek i fundit. Ti, ti…

Sali Berisha: Po ke marrë 1 milion dollarë me Kokoneshin…

Erjon Braçe: Po do vish ta provosh në gjykatë…

Sali Berisha: Prandaj kërcen ti. Ke marrë 1 milion dollarë…

Erjon Braçe: O Sali, mos bëj si qen. Sali, mos bëj si qen.

Ilir Meta: Ju lutem, do të detyrohem të bëj pushim…

Sali Berisha: Prandaj e mbron ti Kokoneshin, se ke marrë 1 milion dollarë.

Erjon Braçe: Mos bëj si qen. Ulu aty se ka ik koha jote. Ulu aty se e di unë ça halli ke ti. Ulu aty.

Ilir Meta: Zoti Braçe, ju lutem…

Jozefina Topalli: Nxjerre merr jashtë atë…

Sali Berisha: Ti je një këlyshi i vogël që leh këtu, por dollarë ke marrë shumë.

Ilir Meta: Pesë minuta pushim…

Erjon Braçe: Dëgjo ti, o qeni i madh, dëgjo…

Sali Berisha: O këlysh, o kone…

(Edi Paloka shkon të largojë Braçen nga foltorja. Garda mbron deputetin e PS)

Edi Paloka kap Braçen prej krahu: Ik largohu prej këtu…

Sali Berisha: O kolere, ordiner, do t’i nxjerr të gjitha…

Erjon Braçe: Po ça ke mo? Nxirri mo të gjitha… Nxirri, o rrugaç, o rrugaç…

(Deputeti Braçe qëndroi në foltore, i mbrojtur nga garda dhe deputetët e PD që donin t’i afroheshin. Pas pushimit, rinis seanca).

Ilir Meta: Rinisim seancën, fjalën e ka zoti Braçe…

Edmond Spaho: Zoti kryetar, kërkoj fjalën për procedura.

Ilir Meta: Po ia kam zotit Braçe, e kishte ai radhën…

Panorama

Next Post

Igli Tare nuk e do Sinisa Mihajloviçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In