• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Sherri nisi për xhirimin e gomave’, i plagosuri rrëfen përplasjen me armë tek ‘Komuna e Parisit’

by Java News
07/08/2017 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për disa ditë me radhë, Mariglen Hoxha, 25 vjeç, i njohur ndryshe si Lorenc Hoxha, nuk ka dhënë shpjegime në spital për hetuesit e policisë.

Ai nuk ka pranuar të flasë në lidhje me autorët e atentatit apo motivet e sulmit me armë ndaj tij te “Komuna e Parisit”. Por pas kapjes së katër personave të dyshuar, mësohet se ai ka treguar motivin e ngjarjes, shkruan “Panorama”.

I riu u ka thënë hetuesve se ka qenë bashkë me një të afërm te sheshi “Nënë Tereza”, pranë Politeknikut, kur ka pasur një konflikt me disa persona për çështjen e xhirimit të gomave të automjeteve.

Nga ana tjetër, policia i identifikoi autorët e krimit falë pamjeve të kamerave të sigurisë. Pamjet e para u publikuan në internet nga një dëshmitar që ishte ndodhur pas makinës “BMW X5” të autorëve kur ata zbritën në semafor dhe qëlluan brenda në makinën e tij tip “Benz” shtetasin Mariglen Hoxha, i njohur edhe me emrin Lorenc.

Kjo video e sekuestruar në cilësinë e provës identifikoi targat e automjetit dhe fytyrat e dy prej personave të përfshirë në krim. Duke lokalizuar vendin ku ndodhi krimi, policia kërkoi pamjet e kamerës ballore në kryqëzimin e “Komunës së Parisit”, ku pamjet tregonin fare qartë autorët e krimit dhe momentin kur ndodhi e gjithë ngjarja.

Nga pamjet duket momenti kur makina tip “Benz” e Mariglen Hoxhës ka ndaluar në semaforin e kryqëzimit te “Komuna e Parisit”. Në krah të saj afrohet me shpejtësi makina tip “BMW X5” e autorëve me ngjyrë të zezë. Prej saj dalin tre persona nga vendet e pasagjerëve.

I vetmi që nuk lëviz është drejtuesi i mjetit, ndërsa tre personat e tjerë shkojnë te makina tip “Benz” me ngjyrë të bardhë ku ndodhej Mariglen Hoxha dhe pasi hapin derën e pasagjerit, qëllojnë nga distanca e afërt ndaj tij.

Ndërsa mjeti i bardhë ku ndodhej i plagosuri niset me shpejtësi duke goditur një fuoristradë që ndodhej para dhe duke prekur në krahun e majtë edhe makinën e autorëve, tre personat që qëlluan me armë hipin në mjetin e tyre, i cili largohet në drejtim të kundërt me automjetin e Mariglen Hoxhës.

Pasi është qëlluar me armë në dorë dhe në shpatull, ky i fundit del nga makina bashkë me një person tjetër dhe largohen në drejtim të spitalit. Automjeti i lënë pa frena ka ecur çrregullt duke ndaluar vetëm pasi është përplasur me një mur në tunelin mes pallateve në zonën ku ndodhi krimi pranë “Komunës së Parisit” në Tiranë.

a.ç

Next Post
Vuatje deri në fund… dhe një penallti në minutën e 89′ i jep fitoren Barcelonës

Një tjetër yll ikën nga Barcelona?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

Takim i dyshuar mes djalit të Netanyahu dhe princit të Katarit? Rritet polemika rreth “Qatargate”

January 26, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Pas dështimit të PD, ‘Shoqëria Civile’ propozim për bashkimin e opozitës: Duhet një tryezë ku…

January 26, 2026
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

400 pacientë në 24 orë në urgjencën pediatrike. Lama: Më të prekur fëmijët nën katër vjeç

January 26, 2026
“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë dhe testi i madh i foster care në Shqipëri

January 26, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

January 26, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

January 26, 2026
Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In