Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe sekretar për Pushtetin Vendor e Decentralizimin pas emërimit nga Lulzim Basha si drejtues politik i qarkut të Gjirokastrës është “përplasur” në Facebook me paraardhësin e tij në këtë post, Tritan Shehun i cili u shkarkua pas pozicionimit të tij në grupimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
E ndërsa akuzoi, Shehu sulmoi Bejkon duke deklaruar se Lulzim Basha “në mënyrën më komike kërkon edhe sot t’i sundojë demokratët, t’u imponojë Don Kishoter” referuar pasardhësit të tij. Por Bejko ka reaguar duke u shprehur se “Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit dhe Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua” referuar Shehut.
Postimi i plotë i Tritan Shehut
Deputeti i ngujuar Basha perfshin edhe Qarkun e Gjirokastres ne vizionet e tij te deformuara.
Qesharake kjo! Por dhe e dhimbeshme ne nje sens!
Nje deputet i mbyllur ne nje “bunker” te blinduar, te mbushur me keq beres, nen mbrojtjen nga Policia e Rames, kerkon te diktoje “vullnetet” e tij imagjinare militanteve, antareve, simpatizanteve demokrate te Qarkut te Gjirokastres.
Dhe per me shume kjo kur nga Bunkeri ku eshte futur, pak jave me pare i mbyti me gaz toksik, i gjakosi nepermjet shkopinjeve te rregjimit, kerkoi t’i poshteroi, denigroi, e cbeje ata.
Po ai haron se Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Permeti, Kelcyra, Tepelena e Memaliaj jane “kocke” e forte, qe te ngel ne gryke.
E kane treguar kete ne historine e ketij vendi, ne historine tone demokratike, por dhe ne historine e afert te Kuvendit te 11 Dhjetorit e Referendumit te 18 Dhjetorit, kur njezeri u ndane perfundimisht nga ty.
U ndane nga ty jo per inate a simpatira personale, por se ti jo vetem i tradhetove per 8 vite kur ata te mbeshteten, i mashtrove, i fute ne beteja te genjeshtra nga i nxorre po me genjeshtra, per t’i krijuar mundesi ketij rregjimit te kapte cdo gje, por dhe se kerkove t’i helmosh realisht e lendosh fizikisht prej atij bunkeri, qe shpejt do tu kthehet te zoterve.
Ndersa plaget morale ja kishe krijuar prej kohesh!
Dhe ne menyren me komike kerkon edhe sot t’i sundosh ata, tu imponosh Don Kishoter, kur ti vete je shkarkuar prej kohesh edhe formalisht.
Ndersa ata jane te plotfuqishem e te lire ne zgjedhjet e tyre, te vendosur ne rrugen e demokracise e te opozitarizmit me kete rregjim, ne pregatitje per tu perballur me ate e fituar mbi ate.
Dhe kete jua them dhe une si deputet i tyre, si antar i organit me te larte te PD Komisionit te Rithemelit, i ngarkuar edhe ne menyre te vecante per ate Qark.
Fatkeqesisht perceptimet e deformuara te cojne shume larg disa here.
Prandaj ndoshta duhet me mire te themi:
Ta shpetojme deputetin Basha!
Postimi i plotë i Roland Bejkos
Vura re se caktimi im si Drejtues Politik i Qarkut Gjirokastër sot nga Kryetari i PDSH z. Lulzim Basha e paska mërzitur shumë Tritan Shehun, deputetin e emëruar dy herë në krye të atij Qarku në mënyrën më spekullative të mundshme nga dy bashkëkryetarët e PD gjatë këtyre tetë viteve në opozitë.
Si në 2017, ashtu edhe në 2020, Tritan Sheu ka qenë njeriu më pak i votuar nga anëtarët e partisë në Gjirokastër si kandidat për kandidat për deputet. Ndërsa unë kam qenë më i propozuari prej tyre. Po edhe të tjera figura lokale e qëndrore kanë qenë para tij. Por edhe në mos të isha unë në atë pozicion, dikush tjetër duhet të ish në krye të atij Qarku, por ai, jo. Ky ishte një gabim i korrigjuar me të drejtë nga z. Basha, por vonë e me shumë kosto për PD-në.
Pastaj se kush është Don Kishoti e Sanço Panço që shkruan Triti në paçavuren e vet, këtë më mirë se vet ai e di gjithë opinioni publik.
Don Kishoti në fakt, është shefi i Tritanit, Ai pra, që, qysh prej 9 shtatorit ka marrë ushtën e mburojën e po lufton me mullinjtë e erës anëembanë Shqipërisë me idenë se do mundë SHBA-të që e kanë shpallur “Non grata” familjarisht dhe që e bëri PD-në e demokratët katërqindcopash duke i çuar deri edhe në përplasje fizike për intetesat e tij.
Ndërsa Sanço Panço, është ky i mërzituri që fyen mua, ky pra që i ka hipur gomarit të politikës shqiptare që kur e emëruan kryetar të PD-së (nga ku vet shefi i tij e përzuri me shkelma pak vite më vonë. Thonë se ishte mërzitur ngaqë e imitonte e keq kur fliste😄😉), si dhe president të firmës “Shqiponja” e akuzuar kjo mediatikisht për thyerjen e embargos ndërkombëtare duke furnizuar me naftë Millosheviçin që i kish vënë flakën Ballkanit.
Sanço Pançua është mërrzitur sot dhe ka sulmuar fort atë që para zgjedhjeve lëpihej në mënyrën më të neveritshme, por drithëruese në demokratëve të jugut për një vend deputeti, duke e quajtur “Lider Perëndimor, vizionar, të ardhmen e politikës shqiptare, dhe ndaj të cilit betohej se do i ishte mirënjohës për besimin që pati treguar ndaj tij”, pra Lulzim Bashën, i cili e caktoi për të keqen e tij dy herë, kundër vullnetit të demokratëve në krye të listës në Gjirokastër.
Ikja e Tritit nga ai Qark është e vonuar, pak rëndësi ka nëse duhet të isha unë a një demokrat tjetër në vend të tij.
Ky është në fakt edhe fundi i një kaste politikanësh të korruptuar që e kanë parë politikën si monopolin e tyre, ndaj edhe zëvendësimin nga vendet që i patën vjedhur me hile, e shikojnë si padrejtësi. Ne “punonjësve të përkushtuar të partisë” na kanë parë qysh nga vitet 90 si shërbëtorët e tyre,që kishim për detyrë vetëm t’u mblidhnim vota për t’u siguruar atyre pushtetin e përjetshëm në këtë botë, por dhe në botën tjetër.
Kthimi im në Gjirokastër, në fakt është kthim në shtëpi. PD-në në atë zonë, ne do përpiqemi ta ringremë më të fortë.
Kush do të iki, i qoftë rruga e mbarë. Të mirëseardhur janë të gjithë ata që u qëndronin larg varmihësve të politikës së vjetër, të dhunshme dhe të korruptuar, qofshin të rrinj a të vjetër në moshë.
Koha është të shikojmë drejt të ardhmes. Të shkuarën ta lëmë në punën e vet. Atë nuk e ndryshojmë dot.
Ps. Këtu poshtë është fyerja që ka përdorur ndaj meje z. Shehu për turpin e tij, që në fakt ka që nga 1997 që nuk e njef se çfarë është.
Është bela kur e vret turpin, s’të bën më asgjë përshtypje, as skuqesh, as zverdhesh./m.j