Deputeti i PD, Dash Sula ka komentuar në studion e “Quo Vadis” situatën e krijuar në Kuvend këtë të hënë. Ai thekson se politika po mbahet peng nga të njëjtët emra, duke fajësuar nga të dyja palët.
“Prej 30 vitesh këtu politika nuk ka ardhur drejt përmirësimit, ka ardhur drejt degradimit. Pse? Sepse kush e merr partinë, kush e merr qeverinë do që ta ketë pronë private, parcelë të vetën dhe përfundimisht as nuk ikën nga pushteti dhe as nuk e lë partinë”, tha ai. “Jemi bërë si pjesë e budallenjve që flasim kështu e themi këto gjëra, pjesa tjetër totalisht është e nënshtruar, një shoqëri e frustuar totalisht, e intimiduar, që sheh deri tek gardhi i vetë”, tha ai. “Më thoshte mua (një koleg), ore ti pse flet. Po çfarë të bëj, të vij të lëpihem, të servilosem për një mandat deputeti”, tregon ai.
Megjithatë, Sula theksoi se mazhoranca vazhdimisht ka bllokuar tentativat e opozitës për të ngritur zërin në Kuvend.
/a.r