Një sherr i nisur mes disa familjarëve në Krujë, ka përfunduar me dhunë, zjarr dhe dy të arrestuar.
Uniformat blu të Krujës, ndërhynë duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve.
Kështu u bë arrestimi i dy kushërinjve Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë vëllezërit N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë
Të dyshuarit, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit.
Pas konfliktit 40-vjeçari Sh. V., i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, S. V., 66 vjeç.
Dyshohet se konflikti ka lindur për motive pronësie, ndërkohë që ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.











