Nje djale i ri eshte plagosur me thike dhe eshte derguar me urgjence ne Tirane per mjekim te specializuar.
Ngjarja ka ndodhur pas nje sherri, ku dy persona, te identifikuar dhe arrestuar tashme nga policia e kane plagosur te riun me inicialet E.M.
Njoftimi i policise
Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve V.H. 24 vjeç dhe K.S. 48 vjeç, banues në Laç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin E.M. 23 vjeç, banues në Laç, të cilin e kanë plagosur me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime mëtejshme për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim”.










