• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri me myftiun te “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja: 4-5 veta s’përfaqësojnë xhaminë. Fuqitë e huaja të mos ndërhyjnë

by A R
21/02/2024 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 4-5 personash kundërshtuan mbrëmë praninë e Myftiut të Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha” në një aktivitet rutinë, të njoftuar më herët edhe nga imami Ahmed Kalaja, i cili kishte organizuar pritjen në xhami.

Siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, pas fjalës së tij, imami Kalaja ka ftuar Myftiun Lauren Luli që të flasë për besimtarët e pranishëm, por pak sekonda më pas janë ngritur një grup personash duke kërkuar largimin e Lulit me argumentin se KMSH nuk i përfaqëson ata duke kërkuar një komunitet tjetër.

Situata ka agravuar edhe më tej ku grupi në fjalë, i cili u identifikua më pas nga Kalaja se nuk ishin pjesë e asaj xhamie, kërkoi me ngulm largimin e Lulit.

Pas ndërhyrjes së imamit Kalaja dhe pjestarëve të tjerë të besimtarëve që ishin të pranishëm, situata u qetësua duke vijuar më tej me aktivitetin.

Pas ngjarjes, Kalaja tha se xhamitë nuk janë vendi ku mund të diskutohen problemet personale që besimtarët mund të kenë me KMSH, pasi sipas tij këto duhen ndjekur në institucione të tjera.

“Ne jemi mbledhur këtu për të folur për Zotin, namazin dhe besimin. Kush do të zgjidhë problemet e veta me KMSH, le t’i zgjidhë përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, jo këtu. 4-5 veta nuk përfaqësojnë as imamin e as xhematin (besimtarët). Imami fton dikë në besën e vet dhe besimtarët duhet t’i binden imamit të tij”, tha Kalaja duke i kërkuar falje të pranishmëve për çfarë ndodhi.

Pas ngjarjes, besimtarët janë ndjerë të irrituar me çfarë ndodhi duke shprehur shqetësim për ndikimin e shteteve të tjera në çështjet e brendshme të bësimtarëve shqiptarë, nisur edhe nga fakti se grupi në fjalë nuk ishin pjesë e xhamisë dhe njihen mes myslimanëve si përfaqësues të një agjende të caktuar me ndikim nga jashtë.

/a.r

Next Post
Për amnistinë duhen 84 vota, PD bojkoton seancën e së enjtes, Basha: Çfarë kap SPAK, po i liron Parlamenti

Për amnistinë duhen 84 vota, PD bojkoton seancën e së enjtes, Basha: Çfarë kap SPAK, po i liron Parlamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In