Debati në distancë në lidhje me deklaratat e aktores Eva Alikaj për Ermal Mamaqin vazhdon. Së fundmi, për herë të parë, përmes një mesazhi të ‘koduar’, i është përgjigjur vetë Mamaqi.
“Miqtë e mi, askush nuk do t’ju dojë afër nëse nuk dini të silleni dhe t’i respektoni njerëzit. Njerëzit me vlera duan pranë tyre njerëz të tjerë me vlera”, nënvizon Mamaqi duke publikuar edhe një shprehje në “Facebook”. Kujtojmë se disa ditë më parë aktorja e mirënjohur Eva Alikaj në një intervistë solli disa ngjarje jo të këndshme për të.
“Ermal Mamaqit para disa muajve, kur po xhironte H.O.T., e mora në telefon dhe i thashë ‘Kam dëgjuar që do të bësh një serial, do kisha interes që të angazhohesha’, ai në telefon si bossi, producenti, miliarderi.
Më tha ‘të shoh’, u mbyll telefoni. Unë prisja që të paktën ta ketë për nder njëherë kur merr njeriu në telefon, se unë e çmoj veten time. Ai nuk të llogarit. Po ai është privat.
Kam kërkuar rol edhe në Teatër, por nuk më jep njeri rol. Nuk flitet për rrogën, janë klanet e tyre, paaftësia e tyre. Ermal Mamaqi nuk besoj që do më gjykojë mua. Është ai që është për punën që ka bërë si komedian dhe për atë që bën tani që nuk e di çfarë bën. Kam respekt për atë që bën.
Kërkon rol dhe nuk të japin. Të rrijë edhe urtë? Në vend që të bëj prova, jam në plazh. Unë jam aktore që mund të jap. Kur them unë janë edhe të tjerë”, u shpreh aktorja, duke sjellë edhe reagimin e Mamaqit.
Por duket se ‘konflikti’ i heshtur mes të dyve ka qenë pikërisht për rolin e Monika Lubonjës. Aktorja ishte ajo që mori rolin, të cilin kërkonte Eva. Natyrisht që asnjëra nga palët nuk ka folur rreth këtij ‘zëvendësimi’, por duket se ishte Monika ajo që mori rolin e kërkuar, duke ia dal që të jetë edhe në një sezon të dytë të këtij seriali.
“Ne do të vazhdojmë sezonin e dytë të serialit ‘Hot’ me Ermal Mamaqin. Roli im në këtë serial pritet të zhvillohet më shumë”, u shpreh Monika, duke lënë të kuptohej se do të ishte sërish edhe në sezon e ardhshëm. Emri i saj te ky serial duket se ka sjellë edhe ‘acarimin’ e Eva Alikajt, që ka vendosur të flasë publikisht rreth kësaj ngjarjeje, natyrisht duke u mjaftuar te refuzimi i Ermal Mamaqit, duke preferuar mos të prekë faktin se rolin e saj e mori kolegia, Monika Lubonja.
g.kosovari