Ish-ministri demokrat i Bujqësisë ka thyer heshtjen pas lajmit të disa ditëve më parë ku u raportua se ai ka pasur një përplasje me kreun aktual të PD.
Deputeti Genc Ruli ka shpjeguar se debatet janë normale brenda grupit demokrat, ndërsa ka fajësuar krerët e degëve të Partisë Demokratike nëpër rrethe, që sipas tij po lëshojnë deklarata të papërgjegjshme.
“Është normale të ketë debate në mbledhjet e grupit, por krerët e degëve lëshojnë deklarara të papërgjegjshme. I kërkova Bashës t’i disiplinojë, por u largova pasi nuk mora përgjigje” – raporton News24 të ketë thënë Genc Ruli.