• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherri me armë në Dhërmi, gazetari: Mu duk vetja si në luftë, kontrollova trupin për plagë

by Java News
08/07/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt me armë ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në Dhërmi, në një nga lokalet më të frekuentuara edhe nga personazhet e njohur.

Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm dhe gazetari Erion Dushi i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale rrëfen tmerrin që ka përjetuar.

Gazetari shprehet se në lokal kishte prindër me foshnja, si dhe një vajzë shtatzënë.

Më tej ai thekson se në momentin që nisi konflikti i armatosur njerëzit të shokuar mundoheshin të fshiheshin nëpër tavolina.

“Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua.

Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. ”, shkruan Dushi.

Shënim i plotë:

Dy fjalë për “Havanën”

Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë.

Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua.

Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku.

Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe terhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës.

Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash.

Po, unë isha në një fshat turistik shumë të prokllamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijojin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburrren para të tjerëve për sasinë e alkolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës.

Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshijej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3.

 Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniforme policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar.

Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

a.ç

Next Post
Neymar ka qëndruar 14 minuta i shtrirë në fushë këtë Botëror

Neymar i dëshpëruar: Po kaloj momentin më të trishtë në jetën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In