Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj nje tjeter deputeti të PS. Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.
“Pjerini vdes për trafikantë. Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..””, shkruan Berisha
Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas publikimit të fotos së tij
Në një status në “Facebook”, Pjerin Ndreu e fton Berishën të bëjnë vetting për darkat duke i përmendur darkat e tij, për të cilat thotë se do habitej jo vetëm Tropoja por dhe Beogradi.
Ndreu i kujton Berishës së është malësor dhe thotë se në shtëpinë e tjetrit nuk i zgjedh të ftuarit
“Doktor hajde bëjmë Veting për darkat por kam frikë se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit! Meqë je edhe malësor por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!“, shkruan Ndreu














