• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherri Berisha-Basha çoi PD-në 13 % nga 41 % që ishte 2021, PS-ja rritje me 12 % të votave

by
08/03/2022 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja epike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të Bashës për t’u distancuar nga Berisha në 9 shtator 2021, ka pasjellë tkurrjen e votave të Partisë Demokratike nga 41 % që ishte në 2021 në 13 % në 2022. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rogozhinë dhe Lushnje, Partia Demokratike ka marrë 13.8 % të votave, duke pësuar humbjen më dramatike që nga themelimi i saj. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, PD-ja, në 6 bashkitë përkatëse ka marrë 41.8 % të votave. Sherri Berisha-Basha, që përçau partinë dhe prodhoi ‘Shtëpinë e Lirisë’ së Berishës, i ka kushtuar PD-së humbjen e 28 % të votave.

Ndërkaq, aleanca ‘Shtëpia e Lirisë’ së Berishës dhe LSI-së së Ilir Metës, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, në të ashtë bashkitë, ka marrë 31 % të votave. Në zgjedhjet e 2021, LSI-ja e vetëm ka marrë 7.6 % të votave. Nëse e marrin të mirëqenë që LSI-ja i ka ruajtur këto vota edhe në 2022, duke ai zbritur 31 % të Shtëpisë së Lirisë, lëvizja e Berishës në këto zgjedhje ka marrë 23 % të votave, pra 10 % më shumë se sa PD-ja zyrtare me në krye Bashën.

I gjithë faktori opozitar, PD-ja zyrtare dhe Shtëpia e Lirisë, që përfshin edhe LSI-në, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kanë marrë 44 % të votave. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, i gjithë faktori opozitar, PD-ja e Berishës dhe Bashës bashkë me LSI-në, ka marrë rreth 49 % të votave. Pra, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, opozita në tërësi ka rënë me 5 % krahasuar me rezultatin që mori në zgjedhjet parlamentare të 2021, në 6 bashkitë përkatëse.

Ndërsa opozita ka shënuar rënie, Partia Socialiste është rritur në këto zgjedhje, ndonëse qeveris prej 9 vitesh vendin. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në të gjashtë bashkitë, Partia Socialiste ka marrë 55 % të votave. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në gjashtë bashkitë përkatëse, Partia Socialiste ka marrë 43.5 % të votave. Votat për Partinë Socialiste janë rritur në këto zgjedhje, duke thelluar diferencën me opozitën me 11 %. Nëse do të ruhet ky trend, Partia Socialiste do të fitonte me lehtësi zgjedhjet lokale të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025./ Nga Adriatik Doci, shqiptarja.com/

/b.h

Next Post
“Me guximin tuaj po frymëzoni miliona”/ Johnson i zotohet Zelenskyt: Ukraina do jetë e lirë edhe njëherë, ne do bëjmë çdo gjë për këtë

“Me guximin tuaj po frymëzoni miliona”/ Johnson i zotohet Zelenskyt: Ukraina do jetë e lirë edhe njëherë, ne do bëjmë çdo gjë për këtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”

February 4, 2026
Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

Gjeniu i adhuruar dhe i keqkuptuar që foli me gjuhën e njerëzimit…

February 4, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

February 4, 2026
Emri/ Falsifikonte kartat e identitetit për personat që kalonin ilegalisht kufirin, Apeli lë në burg specialistin e Zyrës së Shërbimit…!

Siguria në Prokurori dhe Gjykata, në tri vite u regjistruan 23 incidente ku ndërhyri Policia e Shtetit

February 4, 2026
Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

February 4, 2026
Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

Deklarata për Rusinë, në Ukrainë dalin kundër Infantinos: Pse nuk ke ardhur asnjëherë?!

February 4, 2026
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start, bota në alarm

February 4, 2026
Ndryshimet ligjore, Xhafaj: Janë ulur çështjet që presin për t’u gjykuar, mbështeten financiarisht institucionet e drejtësisë

SPAK “i mbylli derën” komisionit, Xhafaj i përgjigjet Klodian Brahos: Kemi të drejtë kontrolli

February 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Braçe: Bashkia e Tiranës s’mund të jepet si qokë me parimin “e kemi të sigurt që e fitojmë”!

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In