• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherr te Siguria/ Felaj mbyll mbledhjen, deputetët e opozitës monolog në Komision

by Java News
11/12/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Diçka e pazakontë ka ndodhur sot tek Komisioni i Sigurisë. Pas debateve dhe tensioneve, kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj ka mbyllur mbledhjen, por ndërkohë që përfaqësuesit e mazhorancës u larguan nga salla, deputetët e opozitës vijuan diskutimet mes tyre.

Drejtimin e mori Flamur Noka, duke e kthyer mbledhjen e Komisionit të Sigurisë në një ‘konferencë’ për shtyp të opozitës.

Komisioni i Sigurisë diskutoi sot për situatën e përmbytjeve dhe për dëmshpërblimin e të dëmtuarve nga moti i keq.

Ndërsa një prej truprojave të sigurisë ka kërkuar të nxjerrë kamerat jashtë, Noka ka treguar ‘forcën’ duke thënë se nuk e ndalon dot Rama jo më kryetarja e komisionit Ermonela Felaj.

“o çun, kush je ti. Nuk i nxjerr dot Edi Rama, jo më..”

Si nisi debati në mbledhje

Ka qenë deputeti i djathtë, Flamur Noka, që i ka marrë mikrofonin socialistes Ermonela Felaj, duke u përplasur me të. Noka nuk ka lejuar kryetaren e komisionit të flasë, pasi i ka mbyllur mikrofonin.

“Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa”, deklaroi deputeti demokrat.

Noka: A ka mundësi kur të kërkoj unë fjalën mos të thoni njeri.

Felaj: Turp

Noka: Pusho, s’ka nevojë me të dhënë llogari ty, sa ka pasur si puna jote këtu dhe sa do ketë.

Mos iu bëni hile qytetarëve. Ju ju keni fut gishtin qytetarëve dhe nuk i shpërbleni, do merrni gishtin mbrapa. Fjalën s’ma ndalon dot mua jo Sarmonela, po askush. O cun, pusho, ec aty.

Braimllari: E turpshme që të ikë mazhornaca nga komisioni. Jeni totalisht të corientuar dhe nuk ju interesojnë situatat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë që përmbytjet kanë qenë më të pakta, por nuk i raportoni dhe i fshihni. Kjo tregon papërgjegjshmërinë tuaj.

Salianji: S’ka ndodhur ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit që mazhoranca të braktisë detyrën se i kërkohet llogari nga opozita, nëse do dëmshpërblehen qytetarët. Asnjëherë nuk jemi bashkë dhe as nuk do të jemi, sepse këta mendojnë se e kanë qeverinë për të vjedhur vota. Ministrja të vijë e përgatitur. 

Pas debateve, maxhoranca është larguar nga mbledhja. Por, mbledhja vijoi pasi në vend të Ermonela Felajt ishtë ulur Flamur Noka, nënkrytar i komisionit të Sigurisë i cili drejtoi këtë mbledhje me vetëm përfaqësuesit e PD dhe LSI.

 

Next Post
Shorti i Europa League/ Ja përballjet, Atalanta e Berishës kundër Dortmund

Shorti i Europa League/ Ja përballjet, Atalanta e Berishës kundër Dortmund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 25 mars 2026

March 24, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vihet në zbatim plani i masave të sigurisë në GJKKO! Dy skanerë për kontroll të imtësishëm

March 24, 2026
Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

Ilir Meta feston në burg 57-vjetorin, Tedi Blushi i përcjell urimin në rrjetet sociale: Je lider i pathyeshëm dhe simbol qëndrese

March 24, 2026
Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

Mundësi për marrëveshje me Iranin? Netanyahu zbulon bisedën me Trump-in: Të realizojmë qëllimet e luftës

March 24, 2026
Irena Gjoka lë në burg Ilir Metën

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In