• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sherr me punonjësin e karburantin, shkodranët qëllojnë me armë, zbulohet e shkuara e tyre

by A R
06/11/2017 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy shkodranë janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi në gjendje të dehur janë konfliktuar me punonjësit e një karburanti dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Dritan Hoxha”, kur dy “të fortët” nga Shkodra, po dilnin nga Tirana me automjetin me targë AA 381 RO, shkruan “Panorama”.

Pasi kishin qenë duke pirë gjatë gjithë natës në një prej klubeve në kryeqytet, ata janë nisur në drejtim të Shkodrës në gjendje të dehur. Para se të arrinin te rrethrrotullimi i sheshit “Shqiponja”, kanë ndaluar për të furnizuar makinën me karburant dhe aty kanë debatuar me punonjësin e karburantit.

Ky i fundit, duke qenë se e ka kuptuar se edhe shoferi edhe pasagjeri ishin të dehur, nuk ka pranuar ta mbushë makinën me karburant pa i dhënë më parë paratë. Në këto rrethana, pasagjeri, 34-vjeçari Gjin Ndoj, ka dalë nga makina dhe ka nisur të debatojë me punonjësin.

Ndërsa, më pas është kthyer në makinë dhe ka marrë një automatik që ndodhej në sediljen e pasme, duke qëlluar një herë në ajër. Në këtë momente ka dalë nga mjeti edhe shoferi, 21-vjeçari Mario Deda, i cili i ka hequr armën nga dora shokut të tij, duke e futur në bagazhin e makinës.

ARRESTIMI

Një patrulle e Komisariatit nr.3 ka mbërritur me shpejtë- si në vendin e ngjarjes, duke bërë arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve. Në cilësinë e provës materiale, është sekuestruar arma, si dhe një gëzhojë e një fishek. Burime nga Policia e Shtetit, thanë se dy të arrestuarit kanë qenë të dënuar edhe më parë nga drejtësia.

Gjin Ndoj rezulton i dënuar për plagosje të rëndë me dashje, ndërsa miku i tij, Mario Deda, për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit.

“Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u arrestuan në flagrancë shtetasit, Gjin Ndoj, 34 vjeç e Mario Deda, 21 vjeç, banues në Shkodër, të dënuar më parë. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 06:00, në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë një karburanti, në gjendje të dehur, shtetasi Gjin Ndoj ka qëlluar në ajër me automatik, që e mbante pa leje shtetasi Mario Deda, në mjetin me targë AA 381 RO. Grupi hetimor në vendngjarje ka bllokuar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë dhe një fishek”, tha zyrtarisht Policia./a.m.

 

Next Post
A i duhet Kosovës diplomacia shqiptare?!

Opozita po e ndihmon sërish Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In