Një person është shoqëruar në polici këtë të Hënë në Tiranë pasi dyshohet se ka kërcënuar një shtetasin me inicialet F.B 65 vjeç.
Mësohet se shkak është bërë konflikti për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje.
“Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, bën me dije policia.
/a.r