Aktori i Teatrit të Durrësit Ervin Doko është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit. Mësohet se Doko është përfshirë në një sherr një ditë më parë për një vend parkimi në Tiranë. Ende nuk dihen detaje nga sherri apo rrethanat në të cilat ka nisur debate mes aktorit e palës tjetër.
Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje mbi konfliktin e ndodhur në kryeqytet. Ervin Doko ka luajtur edhe në serialin “Hot” të Ermal Mamaqit.
g.kosovari