Supersfida e javës së 23 të “Seria A” mes Milanit dhe Napolit mund të ketë përfunduar 0-0, por pas vërshëllimës së arbitrit ka patur mjaft tension mes Biglia-s e Sarri-t dhe si rrjedhojë më pas mes dy ekipeve.
Gjithçka nisi pas disa fjalëve të trajnerit të Napolit drejtuar Biglia-s, futbollistit të Milanit. Sarri i tha atij të mos merrej me Insigne, duke i bërë me shenjë shtatlartësinë e tij, por me të.
Nuk dihet sesa seriozisht e ka patur Sarri këtë por argjentinasi nuk ia ka përtuar. Menjëherë pas ndeshjes mesfushori ka kërkuar të sqarohet, duke shkuar të kërkojë trajnerin e Napolit. Në këtë debat u përfshinë e Andre Silva, Jorginho, Coulibaly dhe Kessie.
Gjithsesi, në dhomat e zhveshjes, Sarri ka shkuar të takojë Biglia dhe të dy dolën së bashku nga stadiumi duke biseduar qetësisht dhe u ndanë me një përqafim.“Doja t’i shpjegoja një koncept, por në fillim ai nuk më kuptoi,” – sqaroi Sarri. (BalkanWeb)