Paraditen e sotme një sherr me thika ka ndodhur në qendër të Beratit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në Pedonalen e qytetit, ndërsa një 47 vjeçar mbeti i plagosur.
Shtetasit me iniciale G.Ç, 39 vjeç dhe B.D, 47 vjeç, të dy banues në Berat, pasi janë konfliktuar fizikisht me tyre, shtetasi G.Ç, ka goditur me mjet prerës (në vithe) shtetasin B.D.
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin mjekim nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /b.d