• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sherr në PS, deputetët shpërthejnë kundër Koço Kokëdhimës: Po na shkatërron partinë!

by
20/10/2015 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasditen e së shtunës kryeministri Rama ka mbledhur në një takim organizativ deputetët e rajonit të jugut, praktikisht ata të qarkut Vlorë dhe Gjirokastër.

Takimi është përcjellë me debate shumë të forta mes deputetëve Gramoz Ruci, Fatmir Toçi, Valentina Leskaj, Mira Shehu dhe koordinatori i këtij rajoni, Koco Kokëdhima.

Debati ka nisur pasi deputeti i Vlorës, Kokëdhima, ka kërkuar shtyrjen me dy muaj të afatit të mbledhjes së Kongresit të Partisë, i planifikuar për në janar të vitit 2016.

Sipas Shqiptarja.com, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruci, i cili ka akuzuar Kokëdhimën se ka shkelur çdo afat të vendosur nga asambleja për riorganizimin e partisë.

Mësohet se Ruci i ka kujtuar atij se nuk të veprojë sipas kokës së tij.

Deputetët Valentina Leskaj dhe Fatmir Toçi, kanë shprehur pakënaqësi tek kryeministri, për faktin se  koordinatori i jugut, nuk ka përfshirë në procesin organizativ deputetët e zonës, duke mos bashkëpunuar me ta.

Ata kanë vënë në dukje se koordinatori i jugut nuk flet drejtpërdrejt me deputetët, por i injoron ata duke u dërguar vetëm emaile përmes sekretareve të tij të zyrave rajonale.

“E ke shpallur veten kryeministër i jugut, por nuk të do njeri. Ti po na e shkatërron partinë”, ka thënë deputeti Toçi.

Kokëdhima ka dëgjuar kritikat e Leskajt dhe Toçit, por i është kundërpërgjigjur vetëm këtij të fundit, duke e quajtur “parazit”.

E vetmja që ka mbështetur Kokëdhimën, është deputetja e Vlorës, Mira Shehu, e cila, siç është vënë re në të gjitha takimet e Kokëdhimës, jo vetëm në Vlorë por edhe në Gjirokastër ka qenë e pranishme.

Kryeministri Rama nuk ka mbajtur qëndrim në këtë proces, dhe ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes për një moment të dytë.

Në takimin e sotëm me koordinatorët e 6 rajoneve dhe grupin organizativ për zgjedhjet në parti, Rama ka njoftuar se ditën e premte do të ketë një takim të dytë ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Kokëdhimës për shtyrjen e Kongresit të partisë, me argumentin se nuk mjafton koha për organizimin e zgjedhjeve në çdo nivel./Tema/

Next Post

Në kërkim të një deputeti...Arben Frroku mund të marrë mandatin e vëllait

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In