Një person është therur me thikë mëngjesin e së premtes në lagjen “Naftëtari” Patos. Altin Tata, 55 vjeç, banues në Patos, ka goditur me mjet prerës G.H, 55 vjeç, banues në Dukas, Patos. Sipas njoftimit të policisë mësohet se sherri ka ndodhur për motive të dobëta.
55-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Altin Tata i ngjarjes është shoqëruar në Stacionin e Policisë Patos.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proceduriale.
a.ç