Një person ka mbetur i plagosur pas sherrit në një lokal të porsa inauguruar në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Sherri fillimisht ka filluar në lokal dhe më pas është zhvendosur në rrugën përpara lokalit, ku një person është goditur me thikë dhe është transportuar në spitalin e Sarandës.
Policia ka identifikuar autorin dhe punon për kapjen e tij.
/s.f