Një përleshje masive ka ndodhur gjatë natës në një lokal nate në Kurbin. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 pas mesnate në afërsi të autostradës në Laç.
Por pas sinjalizimit të policisë, lokali është boshatisur, megjithëse dyshohet se ka edhe të plagosur nga ngjarja, që ka shkaktuar jo pak panik në zonë. Policia nuk ka arritur të kapë asnjë nga personat e përfshirë në ngjarje por që prej natës së kaluar ka ngritur postblloqe e pika të shumta kontrolli për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.
Ajo që është e çuditshme, është se në spitalin e Laçit nuk është paraqitur asnjë prej të plagosurve për të marrë ndihmë mjekësore./a.ç