Një 66-veçar, Agim Cili është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti të çastit në një fast-food, teksa ishte i dehur ka goditur me thikë kamarierin 22-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 të ditës së sotme, në ambientet fast food-it në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të qytetit. Gjatë një sherri për motive të dobëta me kamarierin, 66-vjeçari duke qenë dhe në gjendje të dehur e ka goditur me thikë të riun.
22-vjeçari, i cili mbeti i plagosur po merr aktualisht mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa autori ka rënë tashmë në prangat e policisë.
Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/s.f