• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sherr në fluturimin Tiranë-Romë, avioni bën ulje të detyruar

by A R
04/06/2019 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një incident i shëmtuar ai i pasdites së të hënës në avionin që fluturonte nga Tirana në Romë, duke detyruar pilotin të bëjë ulje të detyruar në Pescara.

Mediat italiane zbulojnë te tjera detaje në lidhje me sherrin në avionin e linjës Romë – Tiranë. Mësohet se O.P. 29-vjeçar shqiptar fillimisht ka kërcënuar pasagjerët e avionit dhe më pas goditi me pëllëmbë babain e tij.

Sipas mediave nga vendi fqinj në avionin e linjës nga kryeqyteti italian në atë shqiptar ka pasur momente paniku pasi pasagjeri shqiptar filloi të bërtiste në bord, duke kërcënuar edhe pasagjerët e tjerë.

Ndërsa në tentativë për ta qetësuar babai i tij i moshuar ka marrë disa goditje në kokë nga i biri.

“Shumë frikë për pasagjerët e fluturimit që u nis nga Tirana në Shqipëri në orën 16:45 dhe u drejtuan për në Romë.

Pasagjeri shqiptar O.P., 29-vjeçar, disa minuta pas ngritjes së avionit filloi të bërtiste dhe kërcënonte edhe udhëtarët e tjerë. Në atë moment ai goditi në fytyre edhe babain e tij të moshuar”, citohen mediat italiane.

Aeroplani bëri ulje të detyruar në Pescara, ndërsa i riu u prangos nga policia dhe babai i tij u dërgua në spital.

Nga Pescara avioni fluturoi sërish dhe në 19.30 mbërriti në Romë-Fiumicino.

Në lidhje me incidentin, foli me Ansa, Simona Gori, një biznesmene italiane. Ajo përshkroi situatën e krijuar dhe citoi pjesë nga incidenti.

Simona tha se 29-vjeçari po bërtiste me të madhe duke thënë se kishte borxh 40 mijë euro dhe se i kishin rrëmbyer gruan. Për më tepër kërcënonte se kishte pistoletë dhe herë pas here qëllonte të atin, tregoi Simona Gori, presidente e kompanisë italiane Consulcesi Group.

/a.r

Next Post
Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë falen në sheshin “Skënderbej”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

Bllokimi i rrugës/ Shembet ura tek Arrat e Gurrës, do të ndërtohet rrugë provizore

February 25, 2026
Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar

February 25, 2026
Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

Tërmeti në Belsh, sizmiologu flet pas lëkundjeve të djeshme: Ja zonat më aktive të vendit

February 25, 2026
Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

Bruksel, Balla me reporterin për Shqipërinë: Negociatat mbyllen në 2027, ritmi nuk ndalet

February 25, 2026
“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

“Në SPAK, prova të reja për vrasjet e Haklajve”, Beqiri: Berisha qëndron në krye të grupit të strukturuar

February 25, 2026
Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

Irani po zhvillon raketa me rreze të gjatë?! Paralajmërimi i SHBA-ve para bisedimeve në Gjenevë

February 25, 2026
Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Analizë | Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

February 25, 2026
‘I ati i Malltezit iu tha familjeve jeni dëmshpërblyer me monedha ari’, Paro Laçi: Na dolën pseudo-pronarët! Berisha me dhëndrin më bënë presion

“Kërkoi shkatërrimin e klubit “Partizani”, Paro Laçi: Berisha ka dhënë urdhër për të vrarë!

February 25, 2026
Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In