Një plagosje ka ndodhur ditën e djeshme pas një sherri në kryeqytet. Policia raporton se një 28-vjeçar është plagosur pasi është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu” në Tiranë nga persona të paidentifikuar.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të sherrit si dhe kapjen e autorëve.
“Më datë 06.02.2018, shtetasi K.R, vjeç 28, banues në Tiranë kallëzon se, në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës nga persona të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
a.ç