Një konflikt mes një grupi të rinjsh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në lagjen “Skënderbej”.
“Panorama” mëson se si pasojë e sherrit ku janë përdorur edhe sende të forta ka mbetur i plagosur një person.
I riu është duke u transportuar në spitalin kirurgjikal të Elbasanit, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij./ b.h