Një 19-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti mes pesë të rinjve në një pishinë në Vorë që ka përfunduar me një përplasje të përgjakshme.
Sipas burimeve nga policia, pas konfliktit me njëri-tjetrin, janë plagosur me thikë shtetasit M.K, 22 vjeç, G.D, 15 vjeç, dhe të rinjtë me iniciale K.D., dhe L.D, të cilët ndodhen në spitalin e Tiranës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi K.D, rreth moshës 19 vjeç, banues në Nikël, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve që çuan të rinjtë drejt konfliktit me pasojë vdekjen e njërit prej tyre.