Dy kunata janë përplasur me njëra – tjetrën në qytetin e Durrësit, ndërsa kanë përfunduar në polici.
E dhunuara, 33-vjeçarja O. P. ka denoncuar në polici kunatën e saj më të vogël, J. P., 27 vjeçe se e ka rrahur si dhe i ka ushtruar dhunë psikologjike.
33-vjeçarja gjithashtu ka kërkuar edhe pajisjen me urdhër mbrojtjeje që kunata e saj mos t’i afrohet nga frika e ndonjë episodi tjetër të dhunshëm.
Policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 33-vjeçaren./a.ç