Një sherr mes dy personave në Durrësit përfundoi me plagosjen me biçak të njërit prej tyre.
I plagosur ka mbetur 31-vjeçari me iniciale B.M., i cili u paraqit për ndihmë mjekësore.
Pas verifikimeve të policisë, u mësua se 31-vjeçari ishte goditur me biçak nga i dyshuari me iniciale I.V.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në fshatin Bisht Kamëz.
Policia thotë i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i autori i dyshuar është arrestuar.
/a.r











