Një konflikt i armatosur ka përfunduar në plagosjen e 2 personave në Fushë- Krujë. Serdar Tali, 30 vjeç dhe Ergert Gjoni, 22 vjeç kunetër me njëri tjetrin kanë qenë të përfshirë në sherr dhe janë plagosur rëndë me thika.
Ata janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 21.05.2020, rreth orës 11:45, pas një konflikti të çastit kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës,(thikë) shtetasit E.Gj.,rreth 30 vjeç, dhe S.T., rreth 22 vjeç, (kunetër) , të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe shkakun e ngjarjes.
/e.rr