Nje i ri ka mbetur i plagosur ne Berat, pasi eshte qelluar me thike nga nje bashkemoshatar.
Policia ka vene ne pranga Leonid Hoxhen, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë)
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë), pasi në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
a.ç










