Një person është konfliktuar me tre të rinj në rrethana të paqarta dhe më pas është qëlluar me thikë nga njëri prej tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në lagjen “Dyli Haxhire” në qytetin e Elbasanit.
Personi i qëlluar me thikë është transportuar menjeherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe është rreth 21 vjeç. Gjendja e tij êshtë pa rrezik për jetën. Ndërkohë është identifikuar autori i ngjarjes dhe dy persona të tjerë të përfshirë në incident. /e.s/