Një sherr me thika ndodhi gjatë ditës së sotme në Sarandë, ndërsa konflikti ishte mes dy bashkëmoshatarëve.
Mësohet se adoleshenti që u plagos, K.T 15 vjeç është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
K.T është nxënës i shkollës së mesme ekonomike “Antoni Athanas” të qytetit jugor të vendit.
Adoleshenti u plagos sot me thikë nga bashkëmoshatari i tij, E.Ç, i cili ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Sarandës.
/e.rr