Policia e Pogradecit ka arrestuar një 43-vjeçar të shpallur në kërkim.
Mësohet se A. K., banues në fshatin Velçan u vu në pranga pasi me vendimin e datës 05 nëntor të vitit 2020, Prokuroria e Pogradecit ka urdhëruar ndalimin e tij për plagosje të rëndë me dashje.
42-vjeçari ka goditur me mjet të fortë më 30 dhjetor të 2020, 65-vjeçarin H. B. banues në Velçan./a.p