Një sherr midis disa vajzave të reja ka përfunduar me prangosjen e njërës prej tyre dhe me procedim penal në gjendje të lirë për dy të tjera.
Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ka rënë një 26-vjeçare, të cilës iu gjet gjithashtu edhe një dorezë metalike që e mbante me vete.
Sipas uniformave blu, sherri mes vajzave të reja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasve:
A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
g.kosovari