Një sherr për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi mbrëmjen e djeshme në Babrru. Policia e kryeqytetit sqaroi se në Babrru, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë plagë në këmbë shtetasi me iniciale U.M.
Nga veprimet e para hetimore thuhet se autori i dyshuar për këtë ngjarje, është shtetasi me inicialet L.K, 25 vjeç, i cili është kapur nga policia.
Bëhet me dije gjithashtu se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekimin në S.Q.U.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.06.2017, rreth orës 23:50, në numrin e emergjencave 112 ka ardhur një njoftim për të shtëna me armë zjarri në zonën e njohur si Babrru.
Pas verifikimeve ka rezultuar se shtetasi U. M., është plagosur në këmbë, me armë zjarri pistoletë dhe ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje dhe kapjen e tij, shtetasi L. K., 25 vjeç.
Nga hetimi paraprak dyshohet se kjo ngjarje ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe gjetjen e armës.
a.ç