• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sherefedin Shehu mesazh për dibranët: Të kthejmë shpresën dhe zhvillimin

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar Bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, u është drejtuar dibranëve nëpërmjet një mesazhi në të cilin ai nënvizon rëndësinë që kanë për Dibrën zgjedhjet për kryebashkiak. Sipas tij, me fitoren e tij si kryetar Bashkie dhe të Lulzim Bashës si Kryeministër, Rruga e Arbrit do të përfundojë. Nga ana tjetër, Shehu nënvizon rëndësinë që ka bujqësia për Dibrën, për të cilën ai premton se do t’i japë një zhvillim të ri nëpërmjet thithjes së fondeve nga donatorët. Shehu bën një panoramë të situatës në Qarkun e Dibrës, ku, sipas tij, qeveria Rama ka dështuar në të gjitha aspektet. Më poshtë mesazhi i Shehut për dibranët:

Miq,

Zgjedhjet për bashkinë e Dibrës janë zgjedhje për t’i kthyer shpresën, punësim, të ardhme këtij komuniteti të mençur, të aftë, të mrekullueshëm. Është një sfidë, përgjegjësi, por dhe kënaqësi e madhe kandidimi për të drejtuar këtë trevë të cilës i përkas ndër breza dhe që i dedikoj sukseset dhe çdo arritje me falenderim dhe mirënjohjen më të madhe. Bashkia e Dibrës do të jetë shtëpia dhe sofra e mikpritjes për cdo dibran . Hallet tuaja do të jenë shqetësimi im dhe puna e përditshme për ti zgjidhur ato. Me mua, si kryetar bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërtojmë, rrugën e Arbrit si dhe do ti japim jetë shumë projekteve që do transformojnë Dibren në një potencial zhvillimi ekonomik,me bujqësi e turizëm me standarte konkurruese në rrajon. Do të investojmë në shkolla, qendra shëndetësore ,rrugë, kanalizime për të cilat në qeverinë Rama nuk u investua as edhe një qindarkë. Prioritet do të jetë bujqesia ku Bashkimi Europian akordon miliona euro të cilat nuk shkojnë aty ku duhet. Une do të angazhohem me projekte konkrete për të thithur fonde nga donatorët për të investuar ne kanale kulluese dhe vaditëse, për subvencione për fermerët. Edi Rama dhe qeveria e tij qëndron në këmbë vetëm nga krimi dhe korrupsioni, sepse ajo e ka zhytur Dibrën dhe të gjithë Shqipërinë në mjerim e krize të thellë dhe qytetarët nuk i besojnë më. Të dashur dibranë kudo që jetoni brenda e jashtë vendit Së bashku më përkushtim dhe pasion do ta kthejmë Dibrën të jetueshme për të rinjtë, për cdo familje, për cdo burrë dhe grua, që të shohin tek kjo zonë shpresë dhe mundësi jetese. Puna e përditshme e bashkisë së re do ti përkushtohet familjeve në kushte mjerimi ku do të siguroj që përkrahja ekonomike dhe KEMP nuk do të zvarriten më, dhe do tu shkojnë familjeve në nevojë. Dera e bashkisë dhe zyra ime do të jetë e hapur për cdo dibrane cdo ditë të javës. Ringritja e ekonomisë së fshatit do të jetë prioritet I imi, ku së bashku me bashkinë e re me projekte dhe reforma nuk do të mbetet asnjë shtëpi e izoluar nga qendrat e njësisë administrative. Sepse rrugë do thotë thotë treg, do të thotë komunikim, do të thotë të ardhura nga shitjet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, që do tëngrejnë ekonominë për familjet dhe të ardhme më të mirë për fëmijët e fshatrave të Dibrës. Do të fokusohemi përmes të ardhurave të bashkisë apo me donatore të investojmë në ndërtim te infrastrukturës , të magazinave të grumbullimit të prodhimeve të agrobiznesit, subvecione për fermerë , kanalizime, ujësjellësa, rikonstruksione shkollash e qendrash shëndetësore . Si kryetar I bashkisë së Dibrës do të kem dhe një avantazh të vecantë, bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë me të cilët kam ngritur gjatë karrierës sime një marëdhënie të shkëlqyer. Ata do të jenë aleatët më të mirë të Bashkisë së Dibrës Të gjithë së bashku për Dibrën, ti kthejmë shpresën dhe zhvillimin.

 

Next Post
Trump-afroamerikanëve: Ju jeni të varfër, e çfarë do të humbisnit?

Trump-votuesve me ngjyrë: Votoni për mua, çfarë dreqin do humbni?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

Strakosha: Ndeshja me Poloninë është finale për ne, kurrë nuk kam menduar të vesh fanelë tjetër përveç asaj kuqezi

March 25, 2026
“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

“Irani duhet të pranojë realitetin e ri“, Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave

March 25, 2026
Kokalari i kthehet Lacivitas: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Berisha në Shqipëri

Kokalari: Bylykbashi dhe Këlliçi manipuluan votat e Këshillit Kombëtar të PD për të fituar vendet në Kryesi

March 25, 2026
KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In