• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sherebela shqiptare pushton tregun amerikan

by A R
12/07/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bimët mjeksore zënë një vend të rëndësishëm në eksportet shqiptare drejt tregjeve të huaja, por ajo që spikat më shumë është dhe rreth 70% e sherebleës që hyn në SHBA është e markës “Made in Albania”.

Ekspertë të këtij sektori, evidentojnë potencialet dhe resurset natyrore që ka vendit në florën e larmishme dhe të pastër me bimë medicinale, të cilat jo vetëm janë shumë të kërkuara në treg, por edhe një burim i rëndësishëm punësimi dhe sigurimi të ardhurash.

Sipas tyre, tregu vazhdon të ketë sfidë standardet e grumbullimit dhe paketimit të bimëve, me qëllim zgjerimin e tregjeve eksportuese. Shqipëria ka sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike në botë në raport me popullsinë, por arrihet të përpunohet në tregues më të ulët krahasuar me prodhimin.

Vendi ynë është furnizuesi kryesor me sherbelë i tregut amerikan dhe cilësohet si një vlerë unike, bimë autoktone shqiptare. Rreth 15% e sherbelës shqiptare rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera. Eksportet e bimëve mjekësore kanë shënuar rritje të vazhdueshme të vlerës ndër vite, duke ruajtur një peshë mesatare prej 24-28% të totalit të eksporteve agroushqimore. Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, vitin e kaluar, shitjet e bimëve mjekësore jashtë vendit rezultuan 3.1 miliardë lekë ose 11% më shumë se një vit më parë.

Sektori i bimëve mjekësore është zhvilluar për shkak të një rrjeti të gjerë të shtrirë në të gjithë vendin. Kompanitë më të mëdha, kanë magazinat e tyre në zonat më të thella duke bërë që të jenë më afër grumbulluesve.

Për shumë zona, verilindore e juglindore, bimët janë e vetmja mundësi të ardhurash, të cilat sigurohen në sezone të caktuar të vitit. Puna me bimët medicinale siguron rreth 35 për qind të të ardhurave të një familjeje. Përveç kësaj, Shqipëria është e pasur me specie autoktone të bimëve medicinale, ku 15% e 360 specieve bimore janë mjekësore, aromatike dhe erëza. Një nga sfidat kryesore për kultivuesit dhe përpunuesit e bimëve medicinale dhe aromatike ka qenë prej kohësh nevoja për sipërfaqe më të mëdha magazinimi për mbrojtjen e bimëve nga kontaminimi, që ul cilësinë dhe vlerën e tyre në shitje./a.r/

Next Post

Berisha e do mëlçinë në qafën e tij, jo në të Uashingtonit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In