• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbimi Civil: Ja kur e lejon ligji administratën të marrë pjesë në fushatë

by Java News
09/06/2017 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata publike e ka të ndaluar që të marrë pjesë në fushatë ose të jetë pjesë e veprimtarive politike brenda orarit të punë.

Kjo deklaratë është bërë nga Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, që është duke monitoruar sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të sigurojë zbatimin e ligjit për nëpunësin civil.                                                                                    

Komisionerja Pranvera Strakosha ka sqaruar opinionin publik, se nëpunësit civilë nuk duhet të marrin pjesë në veprimtari politike është vetëm brenda orarit zyrtar.

Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari të subjekteve zgjedhore, të dëgjojnë të gjitha alternativat e ofruara gjatë fushatës zgjedhore, apo të marrin pjesë në subjektet politike në të cilat janë të anëtarësuar, por gjithmonë jashtë orarit zyrtar dhe duke u treguar të kujdesshëm që të vetëpërmbahen në shprehjen e bindjeve apo preferencave të tyre politike në ambiente publike.

Deklarata e plotë.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil është duke monitoruar sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, me qëllim që të sigurojë zbatimin e ligjit për nëpunësin civil.

Procesi i monitorimit që është duke realizuar Komisioneri gjatë fushatës zgjedhore, ndër të tjera, ka për qëllim ndalimin e përdorimit të detyruar të nëpunësve civilë në fushatën zgjedhore, gjatë orarit zyrtar, për qëllime zgjedhore të subjekteve politike, e po kështu edhe mbikëqyrjen e zbatimit të të drejtave të tyre me karaktet politik, si dhe respektimin nga ana e tyre, të kufizimeve që ligji i ka vendosur në lidhje me këto të drejta.

Duke ndjekur zhvillimet në kohë reale dhe duke marrë shkas nga konfuzioni i krijuar në radhët e nëpunësve civilë, Komisioneri e vlerëson të domosdoshme të sqarojë opinionin publik, në përgjithësi, dhe nëpunësit civilë, në veçanti, se detyrimi i tyre për të mos marrë pjesë në veprimtari politike është vetëm brenda orarit zyrtar. Ata kanë të drejtë të marrin pjesë në veprimtari të subjekteve zgjedhore, të dëgjojnë të gjitha alternativat e ofruara gjatë fushatës zgjedhore, apo të marrin pjesë në subjektet politike në të cilat janë të anëtarësuar, por gjithmonë jashtë orarit zyrtar dhe duke u treguar të kujdesshëm që të vetëpërmbahen në shprehjen e bindjeve apo preferencave të tyre politike në ambiente publike.

Ky qëndrim, bazohet në interpretimin e nenit 37, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, që është dispozita ligjore që rregullon të drejtat politike të nëpunësve civilë, Kjo dispozitë nuk parashikon asnjë pengesë ligjore për sa është parashtruar më sipër.

Një moment i dytë që duhet të kihet parasysh është detyrimi ligjor që kanë nëpunësit civilë për të njoftuar institucionin në rastin e kandidimit në zgjedhjet politike. Pas kësaj, njësitë e administrimit të burimeve njerëzore, në institucionet e pavarura dhe në njësitë e qeverisjes vendore, si dhe Departamenti i Administratës Publike për institucionet e administratës shtetërore, kanë të drejtë të konstatojnë rrethanat e pezullimit dhe të vendosin për pezullimin ose jo të punonjësit nga shërbimi civil.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, është angazhuar me të gjitha kapacitetet e tij, për të siguruar një standard të ri në administrimin e shërbimit civil gjatë periudhave zgjedhore, duke mos lejuar përdorimin e nëpunësve civilë për nevoja elektorale dhe për të siguruar vijimësinë e punës në shërbim të qytetarëve.

Gjithashtu, Komisioneri është transparent për të informuar opinionin publik në lidhje me të gjitha aspektet e veprimtarisë së tij, gjatë monitorimit të sjelljes së nëpunësve civilë në të gjithë territorin e vendit./a.ç

Next Post
Shtohet kërkesa, ndërtuesit paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Ilva Tare/ Po administratorin e pallatit tim a do ma zgjidhë fituesi i këtyre zgjedhjeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In