• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shërbimet sociale tregojnë hapur tollovinë e shtetit tonë

by Java News
24/05/2016 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

JAVAnews/ Është e sikletshme kur shikon furtunën që po ngrihet nga autoritetet e sotme lidhur me shërbimet sociale dhe masat drastike që merren post ngjarje ndaj punonjësve fajtorë të tyre. Ndërkohë database i dhunimeve, kaqtrajtimeve rritet pafund. Sa mbaron diku, fashitet, por del një rast tjetër, pak më larg. Rikthehet sërish, si në Shkodër, e me rradhë.

Themi e sikletshme sepse është politika e sotme e gabuar dhe kaotike, e mbartur njësoj edhe nga strukturat e shkuara për funksionimin e shërbimeve sociale, që e ka krijuar dhe e ushqen këtë tollovi. Përgjegjësia është shumë e cekët, pasi nuk shkon te sistemi, por thjesht te individi, që zëvendësohet sakaq, jo rrallë me militantë partie.

Në një emision televiziv, pak kohë më parë në TVSH, Komisionerja kundër Diskriminimit Irma Baraku sillte problematikën e madhe, por më shumë se kaq centralizimin e frikshëm të strukturave dhe pavolinë qoftë edhe të institucionit të asaj që të kishte akses të menjëhershëm kontrolli në shërbimet sociale. Ajo solli rastin e Shkodrës, qytetit ku kishte lindur. Dhe, a e dini, reagimin?! Përfaqësuesi i shtetit, në të njëjtin emision, i hidhej në grykë për t’i thënë se: këto janë fjalë dhe asgjë nuk është e vërtetë!! Në të njëjtin emision, i njëjti person, do të hidhte poshtë edhe idenë e kamerave dhe shumë gjërave të tjera për mbarëvajtjen e këtyre institucioneve. E ja ku jemi sot: Do të doja të skuqej, ky personazh, apo të paktën të kërkonte falje: pasi do të vendosen kamerat; se u zbuluan varg disa raste të abuzimeve (madje përsëritur në Shkodër); por më shumë akoma u tregua me fakte se strukturat shtetërore megjithë propagandën dhe përpjekjen për të larë duart kanë probleme të shumta. Ku problemi themelor qëndron ende në zbatimin e politikave të decentralizimit të shërbimeve sociale, pasi pushteti lokal shpeshherë është inekzistent ndaj zbatimit të këtyre politikave mbrojtëse e mbështetëse në favor të shtresave në nevojë. Dhe, s’është vetëm për fëmijët, por për të gjithë armatën e njerëzve që kërkojnë ndihmë.

Për fat të keq, qendrat sociale, u ndërrohen shpesh punonjësit, që jo rrallë herë janë militantë dhe kuptohet mungon përvoja e mirë institucionale. Në shumë syresh e ke të vështirë të kontrollosh, si rezultat i centralizimit të lejes, e cila kur të akordohet, institucioni përballë probleme të tjera. Duke mos harruar dhe tollovinë e përgjegjësive pas Reformës Territoriale.

Ndërkohë që politikës, Ministrisë së Linjës, pushtetit lokal i shtohet kakofonia e zërave që kanë folur teorikisht për reformën territoriale dhe nuk punuan realisht, edhe pas vërejtjeve të mëdha të strukturave që merren nga shoqëria civile me fëmijët dhe personave në nevojë, se cila do të ishte struktura më e mirë e tyre e funksionimit. “Sot, jeta e fëmijëve, është më pak e mbrojtur sepse gjatë zbatimit të Reformës nuk u morën në konsideratë nevojat dhe prioritetet e fëmijëve e përtej kësaj as Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri. Fëmijët duke mos qenë votues është gjithnjë shumë e lehtë t’i harrosh dhe të kujtohesh për ta kur të duhen për të zbukuruar fondin gjatë fushatave elektorale”, do të thoshte për Javaneës Altin Hazizaj, Drejtori i Qendrës për Mbrojtjen e fëmijëve.

Por, s’mbyllet këtu, pasi ajo çfarë ka ndodhur në zbatim të reformës është që shumë njësi të të drejtave të fëmijëve në nivel qarku janë mbyllur dhe shumë njësi të mbrojtjes së fëmijëve në nivel të Bashkive të reja, ose janë mbyllur, ose janë pezulluar ose janë zëvendësuar me njerëz që nuk janë të trainuar për të drejtat e fëmijëve ose për mënyrën sesi funksionon sistemi i mbrojtjes, shprehet Ilir Çumani, drejtor i Institutit të Integrimit të Fëmijëve Jetimë. “Kam përshtypjen që tashmë do të na duhet ta fillojmë çdo gjë nga e para, që është një humbje e madhe si për shtetin, ashtu edhe për ne që punojmë me fëmijët çdo ditë”, thoshte Hazizaj.

U ndalëm pak më shumë për fëmijët, pa përmendur tollovinë që vijon me shërbimet sociale që lidhen me të pastrehët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar dhe që duhet të bëhet një apel i madh. Ka kaq shumë probleme dhe kaq pak vullnet për të kryer një skemë efikase, saqë të vjen keq, nivelin ku është shteti ynë. Mu atij, që mundohemi t’i shikojmë më të mirat…Por, tek e fundit, ky është shteti ynë dhe këta jemi ne. Të paktën, të mbyllim gojën para tollovisë…

Next Post

Flamuri Kuq e Zi çel videoklipin e këngës zyrtare të "Euro 2016"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In