Shërbimet Sekrete: Martesa e Bill dhe Hillary Clintonit është “gënjeshtër”
Martesa e Hillary Clintonit me burrin e saj Billin është “krejtësisht e rrejshme” dhe është vetëm për përfitimet e kampanjës presidenciale, ka pohuar një ekspert i Shërbimeve Sekrete. Robert Kessler ka thënë se Clintonët kanë hyrë në një “lidhje biznesi” për të shtyrë përpara karrierat e tyre politike, raporton Daily Mail.
“Agjentët thonë se është një lidhje biznesi. Nuk është martesë. Është e rrejshme, si çdo gjë tjetër për Hillaryn. Është vetëm një shfaqje teatrale e saj”, ka thënë Kessler.
“Hillary Clinton pretendon se është shembull për njerëzit e vegjël-se ajo do t’i ndihmojë klasës së mesme, se ajo është shumë pasionante pas punës së saj”, ka shtuar ai. “Por realiteti prapa skenave është se ajo i trajton shumë keq agjentët e saj dhe njerëzit tjerë më pak të fuqishëm”, ka thënë veç të tjerash Kessler.